Ditën e djeshme në Revistën Class është hapur një sondazh, ku ju ftuam për të votuar vajzat e famshme të cilat shfaqen jo rrallëherë pa grim. Për 24 orë ju e bëtë zgjedhjen tuaj, dhe votuat vajzën që ju pëlqeni më shumë edhe të patrukuar. Fituesja e kësaj “gare” me 891 vota është këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj.

Bukuroshja Xhensilë në jetën e përditshme shfaqet pothuajse gjithmonë e patrukuar, dhe duket po njësoj e bukur.

Në vendin e dytë në këtë votim, është rënditur ish-Miss Shqipëria Adrola Dushi, me 586 vota. Edhe Adrola bën pjesë në grupin e vajzave, që pëlqejnë të mos trukohen shpesh.

Ndërsa në vendin e tretë, pozicionet këngëtarja aq e ëmbël shqiptare, Miriam Cani. Këngëtarja e hitit “Meteor”, ka grumbulluar 544 vota.