Victoria është një prej atyre vajzave që duken sikur me kalimin e kohës rinohen edhe më shumë. Pamja e saj ka ndryshuar me kalimin e kohës dhe truket që ajo përdor mund t`ju ndihmojnë edhe juve për t`u dukur më e bukur dhe më e re. Grimierja e saj ka zbuluar disa prej “sekreteve” të rinisë së përjetshme të Victoria-s.

Buzët

Buzët e Victoria-s duken më të plota kohët e fundit dhe kjo nuk ka të bëjë me injeksionet. Stilistja i preferon shumë buzëkuqët ‘nude matt', si dhe i konturon buzët me laps duke dalë nga vija e tyre natyrale.

Vetullat

Vetullat e drejta kanë qenë të preferuarat e Victoria-s, por tanimë i ka zëvendësuar me vetullat me hark, të cilat i bëjnë sytë të duken më të hapur.

Grimi i syve

Victoria i vijëzon sytë me një laps të zi në pjesën e sipërme dhe iu kalon qerpikëve disa shtresa rimeli. Po ashtu, ajo përdor një laps bezhë për t`i bërë sytë të duken më të hapur.

Fytyra

Edhe pse preferon pamjen natyrale, ajo nuk heq dorë nga konturimi.

Kujdesi për lëkurën

Victoria tregon një kujdes të madh për fytyrën. Ajo bën peeling për të ndriçuar fytyrën, si dhe përdor vitaminën C, antioksidantë dhe acid hyaluronic për një lëkurë të shëndetshme dhe të bukur.