Të gjithë e dimë që sytë janë pasqyra e shpirtit, por çfarë thuhet për pjesën tjetër të fytyrës? Dhe cila është pjesa tjetër që ka gjithashtu të njëjtën rëndësi si sytë?

Ka disa njerëz që që kanë zbuluar të vërteta alternative edhe për vetullat dhe mënyrën se si qëndrojnë ato në fytyrë.

Çfarë tregojnë vetullat? Një ekspert i gjuhës së trupit, Jean Haner, që ndihmon drejtuesit dhe producentët e VIP-ave për shprehjen e tyre në publik, zbulon edhe rolin ekzakt që kanë vetullat dhe format e tyre. Jean beson se vetullat tregojnë shumë për karakterin e një njeriu, madje një pjesë të tyre, ne as e kemi besuar ndonjëherë.

Ne kemi lindur me një formë vetullash dhe kjo ka një arsye. Ja cilat janë 8 të vërtetat për vetullat.

Vetulla natyrale të trasha

Cara Delevingne ka një pamje që të bën të mendosh se është një grua e fortë dhe e sigurt, që merr gjithçka dëshiron. Nëse keni këtë lloj forme vetullash, atëherë ka gjasa të jeni vendimtare, të vështira dhe të keni vetëbesim për të mbështetur qëllimet dhe ëndrrat tuaja. Por ka edhe mangësi: jeni shumë nervoze dhe kaloni presion kur gjërat nuk shkojnë sipas planifikimeve.

Vetulla natyrale të holla

Taylor Swift ka vetull të hollë dhe është një dëshmi që tregon pavendosmëri. Njerëzit me vetulla të holla luftojnë për të marrë vendime. Ndoshta nuk ju pëlqen të bëheni pjesë e rreziqeve dhe vuani nga një mungesë vetëbesimi. Kjo është arsyeja pse rrethoheni nga njerëz që ju japin këshilla në situata të ndryshme.

Të holla, por jo aq natyrale

Heqja e shumë qimeve ka kohë që nuk është në trend, kështu që nëse e bëni akoma, hiqni dorë. Nëse doni që të dukeni më të sigurta dhe me më shumë vetëbesim, lëreni vetullën të plotë. Sipas specialistëve, këto lloj vetullash mund të sjellin perceptimin e një shenje narcizmi. Ndoshta është koha që të ktheheni te vetulla e plotë?

Vetulla të harkuara

Queen B ka vetulla janë të harkuara, që e bën të duket me personalitet. Ajo është e fuqishme, e mirë në biznes dhe i pëlqen të krijojë sa më shumë situata të favorshme që të jetë e mundur. Nëse keni edhe ju një formë të tillë, njerëzit ndoshta do të donin të ishin rreth jush. Jeni një njeri i besueshëm.

Vetulla të drejta

Gratë me vetulla të tilla marrin vendime dhe i bëjnë fakte. Janë njerëz që i mbajnë emocionet jashtë rrugës në të cilën po ndërtojnë karrierë. Ka pak të ngjarë të merrni vendime impulsive, kështu që ju mund të bëheni miq me gratë që kanë arritur kulmin e vetes për të balancuar me disa aventura.

Vetullat e Mbretëreshës

Këto lloj vetullash, zakonisht janë më lart në fytyrë se llojet e tjera të vetullave. Nëse keni këto vetulla të harkuara, ka të ngjarë të jeni një perfeksioniste që vendos në qendër të gjithçkaje vetëm veten. Ju pëlqen që gjithçka të jetë e përsosur, por kjo gjë ju lë vetëm ndonjëherë. Ju mund të perceptoheni si frikacake, gjë që nuk është gjithmonë gjë e keqe. Mund të jetë një tipar i fortë që do t'ju ndihmojë.

 

Vetulla me kënd

Gratë me vetulla me kënd, si Jamie King, kanë tendencë për të bërë çdo gjë shumë shpejt - ato mendojnë, mësojnë dhe vendosin çdo gjë me shpejtësinë e dritës. Nëse keni vetulla si kjo, ndoshta ju jeni shumë emocionale dhe tentoni të shkoni me këto emocione kudo që t'ju drejtojnë. Një gjë e mirë është se nuk ndaleni edhe para një vendimi të rrezikshëm. Jeni spontane kur vjen puna te jeta juaj personale dhe miqtë ju adhurojnë sepse vërtet e dini se si të argëtoheni.

Vetullat që nuk u ngjajnë flokëve

Rita Ora është shembulli i një vajze që nuk ka frikë të marrë rreziqe dhe të kthejë të gjithë vëmendjen nga vetja. Nëse nuk do të jesh njëlloj me flokët, do të thotë që të pëlqen të jesh jashtë rrymës. Kjo lloj vetulle është tipike për vajzat dhe gratë të cilat nuk e pëlqejnë rutinën, por edhe duan të duken speciale për një kohë.