Gjatë vitit 2017, por edhe gjatë 2018-tës kemi parë trende nga më të çuditshme të vetullave dhe grimit. Më shumë na duket si një luftë mes grimiereve për të sjellë tendenca nga më të çuditshmet. Mirëpo, vajzat kanë filluar t’i pëlqejnë këto tendenca, pasi i bën ato të duken “COOL”.

Teksa vera po afron, dhe temperaturat janë ngritur ndjeshëm, lind pyetja cili është trendi i vetullave për këtë verë? Ndoshta ju nuk do të guxoni kaq shumë, por vetullat që pikojnë janë trendi më “IN” i momentit. Grimierja që i ka realizuar, Goddie May, shprehet së shumë shpejt ky lloj vetullash do të jetë bërë masiv, dhe vajzat do të fiksohen pas tyre. Neve na mbetet veçse të presim për të parë nëse do të ndodhë kështu…