Çdo ditë në Instagram, mund të shikoni tendenca nga më të ndryshmet si tek veshjet ashtu edhe tek grimi, apo modeli i flokëve. Sot në fakt, do t’ju tregojmë trendin më të ri të grimit, dhe do të mbeteni pa fjalë. Ndoshta nuk çuditeni shumë, pasi kohët e fundit ç’nuk na kanë parë sytë, por që gjithsesi ky lloj grimi nuk është i zakonshëm.

Trendi më i ri i makeup-it, është; Kurorë princeshe. Po, po e lexuat mirë, kurorë princeshe. Me siguri ju duket e çuditshme, por grimi me një kurorë princeshë është në modë këtë sezon. Ndoshta për vajzat që janë shumë “dembele” qoftë për të vendosur rimel, do t’i duket i tepërt, por për ato që ia dedikojnë një pjesë të mirë të kohës grimit, mund të jetë një eksperiment interesant. Provojeni se mbase do të dukeni bukur…