Për disa dekada minimalizmi në fustanet e mbrëmjes ka qenë stili më i preferuar i vajzave në mbrëmjet e tyre… Identifikimi me këtë trend ishte aq i madh sa edhe në fustanet e nusërisë filloi të mbizotëronte thjeshtësia dhe mungesa e detajeve.

Sot, duket sikur gjërat kanë ndryshuar, gjithnjë e më tepër po shohim elemente që po i shtohen fustaneve për t’i bërë ato të veçanta, duke i dhënë identitet dhe tendencë. Tekstilet me shkëlqim dhe elementet e shtuara ju japin gjithmonë një mundësi më tepër për të shprehur veten tuaj, mund të themi me bindje se sa më shumë detaje të ketë një fustan, aq më shumë identifikoheni ju me të dhe mbi të gjitha aq më mirë do të ndiheni kur ta mbani veshur.

Tashmë është kthyer në trend dhe s’mund ta shmangim, këtë tendencë të re po e shohim kudo dhe jo më kot… Që nga fustanet e fëmijëve, fustanet e mbrëmjes, të nusërisë e deri te veshjet e përditshme… E kemi fjalën për puplat, “lëizjen” dhe “gëzimin” e veshjeve tuaja…

Por, çfarë shpreh në të vërtetë një fustan me pupla? Ne themi se puplat nënkuptojnë “gala” dhe kur vjen puna te zgjedhja e një fustani special s’mund të qëndrojmë pa e konsideruar në mënyrë të detajuar këtë modë të re.

Në sfilatën e fundit të Class by Alketa Vejsiu e kemi parë gjithashtu këtë trend të zhvilluar dhe po ju japim më poshtë sugjerimet tona:

Kombinimi i xixës me puplën
Puplat janë një element që sjellin elegancë dhe finesë në një fustan, mbrëmjeje apo nusërie… Edhe pse mund të vijnë të kombinuara me një tekstil që shkëlqen, eleganca thjesht del më shumë në pah. Fustani është pjesë e koleskionit Class Atelier dhe e gjeni në showroom.
Kombinimi aplikë, dantellë, pupël
Një fustan nuk është kurrë teper ekstravagant nëse ai vjen i kombinuar me klas dhe finesë. Në rastin e këtij fustani, ngjyra e zezë ndihmon të gjithë detajet të lidhen më njëri-tjetrin në formën më të bukur, duke sjellë për të gjitha vajzat një veshje ndryshe! Fustani është pjesë e koleskionit Class Atelier dhe e gjeni në showroom.