Megjithëse kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e mbrëmjeve, festave dhe dasmave, një nga gjërat që po mendojmë më shumë është pikërisht fustani që do zgjedhim në mbrëmjen e radhës, çfarë materiali do ketë, çfarë ngjyre apo qoftë edhe detajet që duhet të ketë si “shtesë” për të qenë i veçantë dhe ndryshe nga të tjerët…

Kohët e fundit, nga sfilatat e stilistëve më në zë kemi kuptuar që thekët janë një element që i japin një fustani  një pamje ndryshe, e bëjnë atë të duket i pasur dhe sigurisht gjatë lëvizjes të sjellë “ajër” për të gjithë ata që e shohin.

Super “glamour” dhe po aq “dramatike” fustanet që përmbajnë këtë lloj elementi janë një trend i pashmangshëm i këtij sezoni dhe këtë po e shohim kudo, edhe në vendin tonë!

Thekët e improvizuar me rruaza të shndrritshme kanë qenë edhe kryefjala e shfaqjes së fundit të modës nga Class by Alketa Vejsiu, me tesktura që ndriçojnë dhe me modele që nxjerrin në pah linjat tuaja më të bukura, këto janë sugjerimet tona për mbrëmjen tuaj më të afërt…

 

Dekolteja me thekë
E zeza nuk ikën kurrë nga moda dhe thekët e vendosur në pjesën e dekoltesë i japin këtij fustani një pamje më glamour dhe më të sofistikuar… Fustani është prodhim i Class Atelier dhe mund ta gjeni në showroom.

 

Kombinimi aplikë-thekë
Puna e dorës është gjithmonë "in" dhe këtë e demostron pikërisht ky fustan… E bardha klasike me aplikën e qëndisur dhe thekët në pjësën e poshtme, janë zgjedhja ideale për një vajzë që dëshiron të bjerë në sy me klas dhe elegancë…Fustani është prodhim i Class Atelier dhe mund ta gjeni në showroom.

 

Kombinimi temina-thekë
Ekstravaganca është gjithmonë zgjedhja e duhur kur vjen e kombinuar me detaje elegante dhe të punuara me mjeshtëri. Një fustan që ka transparencë por mbulohet bukur nga thekët që lëvizin në një tekstil që shkëlqen prej teminave ju bën të dukeni sensuale dhe plot fantazi. Fustani është prodhim i Class Atelier dhe mund ta gjeni në showroom.

 

Eleganca ka vetëm një emër
Një fustan që i tregon linjat e trupit në më të mirën e tyre është gjithmonë një “must” por kur ai vjen edhe i kombinuar me detaje moderne, zgjedhja bëhet akoma më interesante… Fustani është prodhim i Class Atelier dhe mund ta gjeni në showroom.