Blerja e syzeve të reja është një sadisfaksion i madh. Të mos flasim pastaj për çmimin. Mund të blesh një palë që janë trendy dhe për një çmim të arsyeshëm, por edhe e anasjella ndodh rëndom. Shpesh mund të shohësh personazhet e njohur me modele të ndryshme syzesh që dominojnë sezonin (nuk mund të gabosh kurrë me Ray Ban), por mund të gjesh edhe tendenca të tjera më të lira, të cilat gjenden edhe më thjesht. Mos harro se syzet i shkojnë gjithmonë look-ut.

Por çfarë do të jetë trend këtë sezon? Stili mace është dominues edhe këtë verë, specifikisht ai i hollë. Por është një look drastik që nuk i shkon kujtdo (dhe për më tepër nuk zgjat gjithmonë). Gjithsesi, shiko cilat janë trendet që kanë zgjedhur personazhet e njohur dhe prej tyre, frymëzohu.

Stili Halo

Brandi francez Chloé i ka bërë syzet halo must-have për pranverë – verë 2018. Stilet që mbajnë emrat Poppy, Havana dhe Carlina vijnë me skelet metali që qendërzojnë xhamin, duke krijuar një prerje interesante që krijon efekte mahnitëse. Edhe stili oversized me ngjyra toke është ndër më të preferuarit.

Rrethore

Disa bashkohen me mendimin se syzet rrethore janë klasike, jo trendy (shiko: John Lennon), por ne mund të argumentojmë se ato janë kthyer më shumë se kurrë në kohë. Mund të dashurohesh lehtësisht me përmasat e vogla, por edhe me mesataret të Ray-Ban.

Me skelet të bardhë

Syzet me skelet të bardhë janë gati për sezonin e verës – tipike për stinën e nxehtë. Vajzat cool, duke nisur që nga Chiara Ferragni te Rihanna, Chloe Sevigny, EmRata dhe shumë të tjera janë rikthyer në stilin retro, vitet 60 e pak më vonë. Shumë stile me skelet të bardhë vijnë ‘cat eye’, por sërish, nëse e urreni këtë trend, gjeni diçka tjetër me skelet të bardhë ose në ngjyra pasteli.

Gjeometriket

Mjaft mendove se syzet me forma janë jashtë tendencave. Ok, nuk mund të jenë për këdo, sepse nuk i përshtaten kujtdo, por do t’i shohësh në disa përmasa përgjatë këtij viti. Stili i Chloe p.sh mund të jetë një prej më të preferuarëve.