Moderarorja e njohur Luana Vjollca ka publikuar së fundmi bashkëpunimin me Bujar Qamilin, ku kanë realizuar një remix të këngës “Mi dhe flakë mallit tim”. Siç nuk pritej, Luana është shfaqur në videoklip e veshur thjeshtë me një bluzë të shkurtër me krahë të rëna ngjyrë të verdhë. Luana ka zgjedhur një fund të gjatë ngjyrë blu, dhe ngjante mjaft sharmante.

Mirëpo, sot Luana na ka treguar edhe këpucët që ka veshur në videoklip. Moderatorja e Top Channel ka zgjedhur një palë këpucë me shumë detaje lulesh nga marka luksoze “Dolce & Gabbana”. Këto këpucë kaq interesante Luana i ka blerë plot 1445 dollarë. Ia vlen ama pasi i shkojnë me pjesën tjetër të veshjes.