Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi po shijon disa ditë pushime në Turqi së bashku me djalin e saj. Jonida ka publikuar vazhdimisht foto nga këto ditë relaksi, që të gjithë do t’i dëshironim. Por le të kthehemi tek pushimet e Jonidës. Këngëtarja dhe fashion blogerja përveç se na e bën zili me pushimet e saj, ajo si gjithmonë na tregon edhe tendencat më të fundit të modës.

Si një njeri me shije të hollë, dhe e pagabueshme në stilin e saj, Jonida nga Turqia na tregon ngjyrat e rroba banjove që do të jenë më “IN” këtë verë. Jonida ka zgjedhur të zezën dhe të bardhën, dhe me siguri jo rastësisht. Me trupin e nxirë, rroba banjot e zeza dhe të bardha përshtaten më së miri. Pra vajza, tashmë i dini ngjyrat që do të dominojnë këtë verë? Ua tregoi Jonida.