Jo vetëm vajzat ndjekin modën, edhe djemtë kanë filluar të ndjekin tendencat më të fundit të momentit. Pa ekzagjerime, por disa nga meshkujt më të famshëm shqiptarë, kanë krijuar një stil të tyrin, dhe janë frymëzim pse jo, edhe për djemtë e zakonshëm. Kohët e fundit madje kemi vënë re se ata i kanë lënë menjëanë kostumet klasike, duke i zëvendësuar me ato modernet. Jo më kostume të zeza, ose blu të errët.

Çunat fashion tashmë vishen me kostume në ngjyra të çelta, dhe duken bukur dhe trendy. Këto kostume ata kanë vendosur t’i veshin kryesisht në videoklipe, pasi me ardhjen e verës, edhe ngjyrat sigurisht që ndryshojnë. Ledri dhe Lyrical Son erdhën me dy kostume ngjyrë bojëqielli të çelët dhe ngjyrë tulle. Këto kostume i përshtateshin më së miri videoklipit në det.

Edhe Butrint Imeri bëri një zgjedhje të ngjashme në videoklipin e këngës së fundit “Ma cherie”, duke veshur një kostum blu pak më të theksuar.

Në po të njëjtën linjë qëndron edhe Ylli Limani, gjatë spektaklit “C’est la vie”.

Lind Islami ka “guxuar” pak më shumë duke veshur tek emisioni i Rudinës një kostum rozë të lehtë.

Pra, me pak fjalë të gjithë këta djemë i kanë “hedhur” tutje kostumet klasike duke i zevëndësuar ata me kostume plot ngjyra.