Motrat Kim Kardashian dhe Kylie Jenner janë fotografuar ditën e djeshme në Kaliforni të veshura si dy binjake. Në fakt më shumë se dy binjake ato duken si klonim i njëra-tjetrës. Vitet e fundit është vënë re se Kylie, është kthyer në gjysmë Kim. Pra ajo është munduar të bëhet si e motra.

Flokët e errëta, qerpikët e gjata, buzët e trasha nudë, bëjnë që dy motrat të duken pothuajse njësoj. Mirëpo, përveç pamjes ajo që bie në sy tek dy motrat janë edhe veshjet e njëjta.

Me streçe që ju tregojnë format bombastike, me të cilat identifikohen familja Kardashian/Jenner, Kim-i dhe Kylie kishin dalë së bashku për një xhiro rrugëve të Kalifornisë. Gjithsesi, ato kishin diçka që i dallonte; çanta e Kylie-t, dhe çizmet që i kishin ngjyra të ndryshme, por ishin i njëjti model.