Moderatorja e njohur Jona Spahiu i dha fund beqarisë më 10 qershor në një ceremoni private këtu në kryeqytet.  Edhe pse u mundua ta mbante "hermetike" dasmën dhe shtatzëninë, Jona është dorëzuar dhe ka publikuar disa kujtime të bukura nga dasma.

Jona shkëlqeu ditën e dasmës, por ne sytë na mbetën tek këpucët e saj. Njësoj si Marina dhe Xhensila edhe Jona zgjodhi këpucët e markës luksoze, “Jimmy Choo”. Në ditën më të rëndësishme për një vajzë, Jona i bleu këto këpucë, plot 670 euro. Jo pak apo jo?