Arbana Osmani ka përfunduar javën e kaluar me sukses sezonin e dytë të emisionit "Dua të të bëj të lumtur". Ky sezon ka sjellë për publikun histori vërtet prekëse, por njëkohësisht edhe motivuese. Arbana në çdo puntatë të emisionit është munduar të vishet serioze, në përshtatje edhe me natyrën e programit. Moderatorja e njohur ka preferuar kryesisht ngjyrën e zezë, por kur ka vendosur të eksperimentojë me ngjyrat ka zgjedhur lulet. Gjithsesi, tashmë që emisioni ka mbaruar, ju mund të votoni veshjen tuaj të preferuar të Arbanës në të gjitha puntatat e "Dua të të bëj të lumtur".