Aksesori pa të cilin nuk duhet ta lini këtë verë të shkojë? Natyrisht që të gjithëve na e ka zënë syri! Jemi duke folur për medalionin në formë hëne që po shohim në varëset e të gjitha vajzave të famshme dhe fashionisteve në rrjetet sociale. I njohur ndryshe si varëset “me brirë” ky trend është shndërruar papritur në një “must have” të sezonit!

Keni ndonjë ide se përse këto varëse duken kaq bukur? Ndër të tjera, ato janë konsideruar nga shumë kultura si simbole fatsjellëse dhe shumë prej atyre që i vendosin besojnë se ato kanë fuqinë për ta mbajtur “syrin e keq” larg…

Motrat Ferragni janë dy prej vajzave që futen në grupin e “të fiksuarave” pas këtij simboli dhe pas tyre sigurisht që vijnë dhe vajza të tjera të njohura si Bella Hadid apo Emily Ratajkowski.

Me çfarë veshjesh përshtaten më tepër këto varëse? Kombinimet urban-chic, këmishat, fustanet e gjata dhe rroba banjet!

Jemi të sigurtë që kutia juaj e bizhuterive është e uritur për të pasur një aksesor të ri ndryshe nga të tjerët dhe sigurisht, i duhuri është medalioni në formë hëne!