Megjithëse mediat kanë kohë që flasin e shkruajnë, megjithëse çiftit i shpëton ndonjë foto mat nga paparacët, as Eni Koçi dhe as Genc Prelvukaj nuk kanë dashur që ta pranojnë publikisht lidhjen e tyre të dashurisë.

Gjatë muajve të fundit, edhe bashkëpunimet e tyre kanë qenë më të shpeshta e daljet publike më të dendura, por sërish çifti nuk kanë konfirmuar se raporti i tyre është më shumë se miqësor.

 

Dt 23 Qershor, te shtunen ne "Club Hot Spot" Stuttgart🔥 #dontmissout

A post shared by Eni Koci (@enikociiii) on

Pak javë më parë, ndërsa ishte e ftuar në “Rudina”, Greta Koçi, ndërsa tregoi se vazhdon të jetë single dhe nuk ka njeri në krah, pranoi se motrës së saj, Enit, mund t’i shpëtojë ndonjëherë ndonjë foto. Me këtë la të kuptohet se Eni është duke jetuar një romancë të bukur, ndonëse nuk do ta ndajë me të gjithë.

Megjithatë, askush nuk ka më dyshime. Prova e fundit e çiftit vjen nga vetë këngëtarët. Me sa duket, Eni dhe Genci, i kanë lënë mënjanë për pak angazhimet artistike për të kaluar pak ditë relaks. Nga vendndodhja e këngëtarit një ditë më parë, mësohet se vendi i zgjedhur për pushim është Angers, Francë.

Pasditen e sotme, ata kanë lundruar mes një parku të madh – pamja e të cilit u ka shijuar të dyve. Nga videot e postuara në Instastory, duket qartë i njëjti vend, edhe pse askush prej të dyve nuk tregon kush fshihet pas aparatit.

Apo nuk është nevoja ta bëjnë më?