Lajmi që Justin u kthye te ish e dashura, modelja Hailey Baldwin, theu zemrat e të gjithë fansave të çiftit Selena-Justin, që po shpresonin ende për një ribashkim të tyre. Por ky lajm nuk ka mërzitur vetëm fansat, por edhe vet Selenën.

Selena ende ka ndjenja të forta për Justin dhe pavarësisht se si kanë shkuar gjërat, ka akoma dashuri. Është e dhimbshme për atë të dijë që Justin është rikthyer me Hailey-n, por ja që ka ndodhur. Ajo nuk është më me Justin dhe ai është i lirë të bëjë ç`të dojë”, -është shprehur një burim për Hollywood Life.

Me sa duket, Justin ka vendosur të vazhdojë para dhe ka gjithë të drejtën e botës. Por selena nuk është e vetmja që ndihet keq nga kjo gjë, edhe Hailey nuk është e qetë, pasi ka frikë se Justin do të zhduket dhe nuk do t`i mbajë premtimet, siç ka bërë edhe në të shkuarën.