Ish-partnerja e Majkit, reperit të njohur të Babastars, Majlinda Zeka, u kthye shpejt në personazh sapo u mësua se ajo priste një fëmijë. Pas lindjes së Roan, çifti u rikthye në qendër të vëmendjes dhe u përfol për një ribashkim, por asgjë e tillë nuk ndodhi. Majk e la pas atë histori dhe vendosi të shikonte jetën e tij, por atësinë e fëmijës e pranoi edhe publikisht.

Ndërsa Majlinda, që nga koha kur ka lindur i biri, i është përkushtuar atij me kohë të plotë. Me gjithë aludimet dhe spekulimet në të cilat është përfshirë emri i saj, ajo ka preferuar të qëndrojë në heshtje pa dhënë detaje për jetën private.

 

Jetë❤️ @roanbabby

A post shared by MR⚜️ (@majlindazeka1) on

Majk, në fakt, prej disa kohësh është komentuar se ka nisur një lidhje të re, por e reja këtë herë vjen nga Majlinda. Së fundi, në disa foto të publikuara nga media të ndryshme në Kosovë, Majlinda duket e shoqëruar nga një këngëtar i njohur. Burak Vehapi është parë shpeshherë të shoqërojë ish-partneren e Majkit, madje përflitet se mes tyre ka nisur një romancë.

Siç mësohet, dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njeri-tjetrit dhe duket se kanë një raport të afërt. Prej disa muajsh, edhe pse janë kapur nga paparacët, nuk kanë pranuar se mes tyre ka më shumë se miqësi, por dyshimet se ky raport mund të jetë më shumë se miqësor janë shtuar më shumë pas këtyre fotove.