Gjatë këtij viti, lajmet nga reperi i njohur Mozzik kanë pushtuar mediat dhe portalet. Jo vetëm sa i përket karrierës së tij muzikore, por edhe për jetën private.

Prej kohësh, është mësuar lidhja e Mozzik me Loredana Zefin, madje çifti kanë postuar foto bashkë edhe në rrjetet sociale. Por Loredana, prej disa javësh, në profilin e saj social, ka postuar vetëm foto ku duket portreti duke fshehur trupin, gjë që ka ngritur dyshime.

Prive ka mësuar se Loredana është shtatzënë dhe së shpejti çifti do të bëhen prindër për herë të parë.

Siç shkruan Prive, miq të çiftit e kanë konfirmuar shtatzëninë e Loredanës, madje kanë zbuluar edhe se ajo është gati për të publikuar klipin dhe këngën e saj të parë.