Kampionati Botëror ka nisur zyrtarisht para pak minutash në stadiumin “Luzhniki”. “Rusi 2018” u hap me një ceremoni imresionuese ku morën pjesë këngëtari Robin Wlliams dhe sopranoja ruse, Aida Garifullina. Një atmosferë e jashtëzakonshme përpara startit të ndeshjes Rusi – Arabia Saudite çoi peshë zemrat e gjithë të pranishmëve në stadium. Ceremonia e hapjes së Botërorit “Rusi 2018” ishte e ngjashme me pushimin e një ndeshjeje Super Bowl-i.

Performancat muzikore mposhtën kërcimet tradicionale të vendit, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në një ceremoni hapëse Botërori.

Pasi hyri në fushë Kupa e Botës, nga Casillas dhe modelja Natalia Vodionova, nisën performancën e tyre violinisti Yuri Bashmet dhe pianisti Danil Triifonov. Më pas, në fushë zbritën Ronaldo Nazario da Lima dhe ylli i muzikës, Robbie Williams, i cili deri në fund mbajti në këmbë të gjithë spektatorët me hitet e tij.