Neal Boyd vdes tragjikisht në moshën 42-vjeçare nga një atak në zemër. Fituesi i ‘America’s Got Talent’ dhe këngëtari i talentuar i operas, u nda tragjikisht nga jeta të dielën e 10 qershorit nga një atak kardiak. 

Siç raportohet nga mediat amerikane, Neal E. Boyd ishte së bashku me të ëmën në shtëpi, në Sikeston, Missouri, kur u godit nga një atak në zemër. Siç raporton TMZ, këngëtari është ndarë nga jeta rreth orës 18.00 të së dielës.

Siç mësohet, Neal vuante prej kohësh nga zemra, por autopsia nuk do të kryhet.

Neal fitoi “America’s Got Talent” në vitin 2008. Ai ngriti në këmbë publikun dhe mahniti anëtarët e jurisë: David Hasselhoff, Piers Morgan dhe Sharon Osbourne - me zërin e tij të mrekullueshëm. Pasi fitoi garën, ai regjistroi edhe një album “My American Dream”. Por për fat të keq, ëndrra amerikane nuk vazhdoi gjatë.