Nëse mendoni se moda është i vetmi terren i sigurt, ku ajo ka fokusuar të gjithë energjitë e veta, e keni gabim! Përtej vanitetit të së bukurës dhe botës së fashion-it në përgjithësi, duket se blogerja shqiptare ka edhe një tjetër pasion, që deri më tani nuk ia kishim ditur: futbollin!

Marigona Nila, vajza simpatike dhe një prej blogereve më protagoniste në botën e showbiz-it dhe eventeve të rëndësishme, ndodhet këto ditë në Moskë, për të ndjekur nga afër, "Kampionatin e Futbollit Rusi 2018-të". Por, nuk bëhet fjalë që ajo të ulet e të shoh thjesht ndeshjet që do të luhen, nga stoli i tifozëve. Jo! Një tjetër mision është ai i Marigonës...

E kontaktuar nga Class, ajo u përgjigj se: "Përfaqësoj Kosovën në Football 4  Friendship. Është nder shumë i madh për mua, mbi të gjitha sepse Kosovën nuk e njeh njeri si shtet këtu, por i rëndësishëm për mua është misioni që unë do të kem. Ky projekt konsiston në bashkimin e 211 fëmijëve nga e gjithë bota në sportin e futbollit. Sonte, starton gjithçka dhe do të jem në stadium", u shpreh ajo.

Ne i urojmë suksese Marigonës!