Pas performancave të Beyonce-s gjatë turit të saj “On The Run II”, po flitet kudo se këngëtarja është shtatzënë. Dyshimet për një shtatzëni lindën pasi Beyonce u shfaq me një bark të rrumbullakosur në skenë. Madje gardëroba e saj ishte përzgjedhur me kujdes dhe linjat e saj nuk dukeshin qartë.

Spekulimet filluan menjëherë dhe fansat janë të sigurt se këngëtarja është shtatzënë dhe po mundohet të fshehë barkun me veshje të lirshme. Fansat janë të entuziazmuar nga ideja që Beyonce do të zgjerojë familjen me një fëmijë të katërt. Na mbetet vetëm të presim konfirmimin nga çifti i famshëm!