Paris Hilton mund të kthehet me një projekt të ri në televizion. Ky show televiziv mund të dokumentojë jetën e saj të re me të fejuarin, Chris Zylka. “Ne kemi marrë shumë thirrje dhe shumë oferta nga shumë televizione për një projekt të tillë, prandaj ndoshta mund të ndodhë”. Ajo ka thënë po, kur është pyetur nëse do të ishte në gjendje të realizonte një projekt të tillë për jetën e saj tani.

Hilton më parë ishte pjesë e “The Simple Life” bashkë me Nicole Richie për pesë sezone nga viti 2003 deri në vitin 2007. Nëse ky projekt realizohet, pritet që të shfaqë Hilton dhe Zylka si prindër, pasi Hilton ka thënë se ata po planifikojnë të nisin një familje së shpejti.