Ylli i Kombëtares Italiane, ish-futbollisti i famshëm i Juves, Alessandro Del Piero, është ndarë nga bashkëshortja pas 19-vitesh martesë. Zërat për ndarjen e çiftit kanë nisur prej kohësh në Itali, por fansat kanë shpresuar gjithmonë se kjo situatë do të ketë qenë kalimtare. Aktualisht, Del Piero jeton në Los Angeles me familjen e tij. “Chi” raporton se kur kthehet në Itali, legjenda e Juves qëndron në Milano, ndërsa Sonia në Torino.

Dyshimet për çiftin kanë nisur prej pothuaj dy vitesh, që kur ata nuk postojnë foto së bashku nëpër rrjetet sociale dhe nuk janë parë në publik gjatë kësaj periudhe.

Alex dhe Sonia u martuan në vitin 2005 dhe nga lidhja e tyre kanë 3 fëmijë.