Fushata e re që Kanye West ka nisur është dedikuar femrës. Çdo krijim i tij i fundit do të prezantohet në një fushatë ndryshe nga herët e tjera.

 

Si gjithmonë inspirimi i tij është Kim. Ajo është e para që vishet me koleksionet e tij të fundit dhe ajo di mirë si të tërheq vëmendjen me detajet e këtyre krijimeve. Format dhe trupi i saj ka qenë një nga pikat kyçe në këtë koleksion, me anë të cilave bëhet edhe fushata.

  

Ndryshe nga herët e tjera modelet kanë pozuar pa rroba dhe vetëm atletet ‘Yeezy 500 Super Moon Yelloë’, që kanë edhe rëndësinë në këtë koleksion. Fotot e para janë postuar nga vetë Kanye në profilin e tij në Twitter, ku ka shkruar: “Pra, këtu janë të gjitha mendimet që kisha. Unë i prezantoj ato në këtë format, sepse jam i hutuar dhe pjesërisht sepse dua të jem i vetëdijshëm nga shpërthimi i internetit duke mos zgjedhur diçka që e kemi parë gjithmonë.”