Mosmarrëveshja e kujdestarisë së fëmijëve mes Angelina Jolie-s dhe Brad Pitt vazhdonende dhe asgjë nuk është zgjidhur derisa çështja shkoi në gjykatë. Sipas një urdhri të gjykatës të marrë nga CNN dhe të lëshuar javën e kaluar, Jolie-s i kërkohet t'iu tregojë fëmijëve të saj se "gjykata ka vendosur që ata të jetojnë me babain e tyre." Pas këtyre mosmarrëveshjeve aktorja e njohur rrezikon të humbasë përfundimisht kujdestarinë e fëmijëve të saj.

Sipas “Daily Mail” gjykata në Los Angeles ka vendosur se është e dëmshme për fëmijët që të mos kalojnë fare kohë më babin dhe për këtë arsye ai duhet të ketë më shumë hapësirë për ta kaluar me ta. Për momentin kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të çiftit të njohur e ka Angelina, por duke marrë parasysh që ajo do të jetë shumë e zënë me xhirimet e filmit “Maleficient 2”, Pitt do të ketë më shumë mundësi për të takuar fëmijët e tij dhe madje mund të jetojë me ta për disa kohë.

Pitt do të jetojë në Londër më fëmijët në një apartament për 4 orë në ditë nga 8 deri në 17 qershor, nga 27 qershori deri me 1 korrik për 10 orë në ditë dhe pastaj nga 8 deri në 14 korrik 4 orë në ditë. Të gjitha takimet do të jenë nën mbikëqyrjen e një psikoterapeuti fëmijësh.

Gjykata e ka bërë të qartë se nëse Jolie nuk i lë ish-bashkëshortit të saj hapësirën e duhur me fëmijët, ajo mund të humbasë përgjithmonë kujdestarinë e tyre.