Ne prej kohësh e dinim që i vëllai i Elia Zaharias, ishte në një lidhje të konsoliduar dashurie, por gjërat nuk ishin edhe kaq zyrtare. Pasi, vet çifti në fjalë vendosi që të publikojë foto në rrjetet sociale si një gjetje për të përligjur jo vetëm ndjenjën mes tyre, por edhe raportin e veçantë që ata kanë me njëri-tjetrin, tashmë është radha e Elias.

Si e ftuara speciale në një aktivitetet të organizuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, Elia kishte zgjedhur të shoqërohej jo nga Princ Leka II, por nga kunata e saj, pikërisht partnerja e aktorit Amos Muji Zaharia.

Vajza quhet Gigliola Haveriku, dhe nuk është krejt e panjohur për publikun. Ajo është vokalistja e grupit "Hot Club Tirana". Tashmë, erdhi momenti që edhe Elia të dalë hapur në aktivitetet apo ngjarjet e ndryshme publike me kunatën e saj, dhe ato duket se janë edhe dy shoqe shumë të mira apo jo?