Jeta sentimentale e këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa ka qenë në qendër të vëmendjes. Pas ndarjes nga Isaac Carew u përfol për një lidhje mes saj dhe DJ të famshëm Calvin Harris, por në fakt rezultoi që nuk ishte e vërtetë, pasi ajo u rikthye me Isaac.

Por lidhja e tyre nuk po shkon dhe aq mirë, pasi e gjithë bota po flet për një tradhti nga ana e Isaac. Ai është fotgrafuar në një club nate në Londër duke kërcyer në mënyrë provokuese me një të panjohur, madje edhe e ka puthur. Burime për The Sun, që kanë qenë të pranishme aty, thonë se Isaac e ka puthur vajzën e panjohur, kur në sfond ishte kënga e Dua-s, “One kiss”. Tani mbetet të presim reagimin e Duas!