Si një nga talentet e padiskutueshme të baletit, ajo na ka bërë të ndihemi krenarë, falë interpretimit dhe protagonizmit në skenat e spektakleve italiane. Pas "Amici", Klaudia Pepa po vijonë prej vitesh të ndërtojë karrierën e saj profesionale përtej Shqipërisë, dhe me zhvillimet e reja na ka njohur përmes postimeve në rrjetet sociale apo intervista të ndryshme.

Krahas baletit, Klaudia duket se po shton edhe të tjera referenca në CV-në e saj, siç është bota e modelingut. E përfshirë në fushata publicitare, balerina shqiptare ka nisur të tjera angazhime në këtë fushë. Ndoshta, një prej tyre mund të jetë edhe fotoja e fundit gjysmë nudo që ajo ka postuar në instagram, por që duket se ka nxehur keq të gjithë fansat e saj.

 

A post shared by Klaudia Pepa Official (@klaudiapepa) on

Nëse i lexon me vëmendje komentet e shumta poshtë fotos së Klaudias, e kupton qartë se përtej asaj që ata e konsiderojnë "lakuriqësi", admiruesit e balerinës i kërkojnë asaj që të fokusohet më shumë tek baleti, për të përqendruar aty gjithë talentin dhe punën, dhe jo tek "zhveshjet" virtuale.

Gjithsesi, ne nuk e dimë ende se si i ka pritur ajo këto komente. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e balerinës së njohur shqiptare!