Adelina Tahiri është një prej personazheve më të komentuar kohët e fundit. Që prej momentit që ka bërë publik lajmin e shtatzënisë, Adelina është në qendër të vëmendjes dhe çdo foto që publikon komentohet shumë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me foton e fundit, që kësaj radhe nuk është një foto e saj, por e së ëmës.

Këngëtarja ka postuar një foto të së ëmës në Instagram dhe ngjashmëria mes tyre është e madhe. Edhe mamaja e Adelinës është bjonde dhe sytë i ka bojëqielli. Më këtë foto u konfirmua nga e ka trashëguar bukurinë Adelina.