Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga dita kur ajo solli në jetë vogëlushen e saj, 21 vjeçarja Andonia Dobi që të gjithë e njohin si ish-velina e "Zonë e lirë" të Arian Çanit është rikthyer fuqishëm në jetën sociale.

Përmes postimeve të ndryshme , herë pas here ajo dëshmon se cilat janë vështirësitë e jetës së një mamaje të re, si edhe zgjidhjet e vlefshme. Të qenit modele dhe një personazh publik, ndoshta i dikton edhe një përkujdesje më të veçantë, të paktën sa i takon look-ut të saj. Ndaj, Andonia edhe pse e angazhuar gjithë kohës me bijën e saj(emrin e së cilës ende nuk e ka bërë publik), ajo nuk del nga shtëpia pa bërë make up. Diçka në tonalitet shumë të lehtë, por ajo çka e ka plotësuar në mënyrë perfekte imazhin e saj është pikërisht, buzëkuqi.

Kështu, pak minuta më parë ajo ka postuar një foto në instastory ku shkruan: "Make up-i më i shpejtë në botë. Jetë mami. Vendosni një buzëkuq dhe u bë".

E thënë nga një modele simpatike, ky leksion mund të jetë i vlefshëm për të gjitha vajzat që gëzojnë aktualisht statusin e njëjtë me të, si një mama e re. Provojeni edhe ju!