Kush nuk e mban mend filmin e famshëm "American Beauty", gënjen! Sepse ai është një nga produksionet kinematografike që theu çdo parashikim pritshmërie për audiencën, pikërisht për shkak të subjektit dhe skenave që e ndërtojnë atë si film. Një prej tyre, skena me mijëra petale trëndafili të kuq që mbulojnë trupin e aktores protagoniste.

Ndoshta, nuk ka qenë qasje parësore, por duket sikur moderatorja e njohur shqiptare Roza Lati na e riktheu këtë pasazh filmi më të freskët se kurrë, përmes imazhit të saj. Sot, prezantuesja simpatike feston 30 vjetorin e lindjes, në një mënyrë shumë speciale.

Fillimisht, ka zgjedhur të realizojë një set fotografik interesant, ku ajo shfaqet pjesërisht nudo dhe e mbuluar me petale trëndafili. Roza duket shumë cool me këtë sesion të ri fotografish. Dhe kjo është vetëm një nga mënyrat "crazy" që ajo ka zgjedhur për të festuar ditëlindjen e saj.

Por, dita sapo ka filluar...Kush e di sa surpriza të tjera të këndshme e presin atë!