Incidente të tilla kanë përfshirë këngëtarë e artistë të njohur të skenës, por këtë herë ndodhi me këngëtaren bukuroshe.

Në mbrëmjen e madhe të ‘Billboard Music Awards’ Ariana grande ishte një prej këngëtareve që do të performonin në skenën e BMA 2018. Çdo gjë shkoi mirë deri në momentin kur ajo u përfshi në një incident të vogël, por që do i kushtojë shtrenjtë.

Gjatë performancës së hitit të saj të fundit ‘No Tears Left to Cry’, në momentin kur Ariana po performonte me trupën e saj të kërcimit, varsja e saj u shkëput duke rënë mbi të ftuarit. Një varse me diamante që shkojnë në vlerën e 169,000 dollarë e më tepër se 48 karatë.

Ekipi i këngëtares 24-vjeçare menjëherë e gjetën varsen e saj, por diamante i saj ishte zhdukur duke bërë që ajo të kushtojë disa për bukuroshen. Vetë eksperti i kompanisë prodhuese tha se e gjitha ka ndodhur për shkak të një mekanizmi të dobët, por që shkatërroi gjithçka.