Luana Vjollca dhe Ermal Mamaqi, vazhdimisht bënin humor në rrjetet sociale për shikueshmërinë e së shtunës. Edhe pse me shaka, të dy moderatorët e së njëjtës fashë orari e dinë mirë se shikuesit i kanë pasur gjithmonë të ndarë në dy: fansat e Luanës nga njëra anë dhe fansat e Ermalit nga ana tjetër. Ndërkohë që javën e kaluar, kur ishte ne ftuar në “Xing me Ermalin”, aktori dhe moderatori i kërkoi Luanës të ndryshonte ditën e programit të saj, në fakt është vetë Ermali ai që, me sa duket, nuk do të jetë më kokë më kokë me Luanën.

Siç  është mësuar ditët e fundit, në sezonin e ri në Tv Klan do të transferohet edhe 2XL, një program humori që për 9 vjet u transmetua në Vizion Plus. Por orari në të cilin do të transmetohet programi i cili do të titullohet “Duplex” është pikërisht ai “Xing me Ermalin”.

Nga burime pranë Blitz, mësohet se Ermali dhe programi i tij do të zhvendosen në një ditë tjetër ose edhe mund të transmetohet pas orës 22 të mbrëmjes së të shtunës, pais të ketë përfunduar “Duplex”.

Ky ndryshim programi pritet të konfirmohet në fillim të sezonit të ri televiziv. Mbetet që Luana të presë edhe pak për t’iu “gëzuar” këtij lajmi. Mund të jetë fitorja e luftës me Ermalin.