Nofkat apo emrat me përkëdheli të të dashuruarëve janë nga më të bukurit e deri tek më romantikët. Por Gjiko dhe Elita kanë një histori krejt tjetër me pseudonimet. Natyrisht, të dy i thërrasin njëri-tjetrit me nofka që nuk duan t’i përcjellin në publik për të mos u humbur fjalëve intimitetin, por ja që kur është Ervin Kurti në mes, vështirë të mbetet gjithçka private.

I ftuar mbrëmjen e së mërkurës në Top Magazine, reperi i njohur foli edhe për raportin e tij me moderatoren bukuroshe, Elita Rudi. Çifti bashkëjetojnë prej pak kohësh, ndaj lidhja e tyre është konsoliduar, por akoma nuk mendojnë për hapa të tjerë.

Pasi Ervini nisi ta ngacmojë për raportin me Elitën dhe fjalët me të cilat ai e thërret shpesh, Gjiko tha se e thërret edhe Gjyle të dashurën. Po pse Gjyle? “Romeo dhe Zhuljeta, versioni shqip Rrema dhe Gjyli”, – tha Gjiko me të qeshur duke rrëfyer historinë që e nisi çiftin drejt Veronës – aty ku ndodhet ballkoni i famshëm i Romeo dhe Zhuljetës.

Patëm një grindje të madhe një natë para Shën Valentinit, sepse kishim plane dhe për shkak të angazhimeve të mia, nuk u bënë. Atë natë kam ndenjur zgjuar në celular dhe ishte vetëm një fluturim për në Verona… Vetëm në mëngjes, e zgjoj dhe i them “çohu, çohu, se kemi vetëm 30 minuta kohë për të shkuar në aeroport” – rrëfen Gjiko, I cili, deri në atë çast nuk e kishte ditur për Veronën dhe vendin e famshëm të çiftit romantik të të gjitha kohëve, Romeo dhe Zhuljeta.

E përgjumur dhe e habitur, Elita iu bashkua “çmendurisë” së të dashurit, por pa e ditur se në Verona do të gjendej pikërisht poshtë ballkonit të Romeos dhe Zhuljetës – aty ku do të lindte versioni shqip i Rremës dhe Gjylit. Por ishte Shën Valentini më i bukur i të dyve.