Janë bërë trend bashkëpunimet mes këngëtarëve të rrymave të ndryshme muzikore. Më i fundit ishte ai i Luanës me këngëtarin Bujar Qamili, por edhe këngëtarë të tjerë kanë bërë të njëtën gjë. E fundit fare është Çiljeta, e cila ka rrëfyer në emisionin “Chaud Patate” për planet e afërta muzikore.

Çiljeta tha se ka në plan një bashkëpunim me këngëtaren e muzikës popullore, Fatmira Breçanin. Ajo nuk dha detaje të tjera rreth këngës apo se kur do të publikohet, por me siguri ka për të qenë diçka e veçantë.