Valbona Selimllari mbetet një prej femrave shqiptare më të komentuara për jetën profesionale dhe private. Në një intevistë për “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, ajo zbuloi fobinë më të madhe duke përshkruar një udhëtim që i premtoi djalit të madh.

Pas lindjes së fëmijëve, e kisha fobi avionin se më dukej sikur do ndodhte diçka dhe i kisha me vete, e ishte një gjë jo shumë e këndshme. Mirëpo e kam kaluar, por me makinë, e kam unë në kontroll gjënë dhe ndjesia është e ndryshme. Jam e qetë, se e kam unë timonin. Kemi shkuar në Spanjë, në Barcelonë, se i kisha premtuar Denit që nëse do dilte me nota të mira në shkollë, i kisha thënë ‘gjej një gjë që do të bësh’. Dhe ai më thotë ‘dua të shkoj të shikoj stadiumin e Barcelonës’. Marr makinën, ikim unë, motra Deni dhe Kevi”,- tha Valbona.

Gjatë udhëtimit me makinë, ish-Missi shqiptar rrëfeu defektin e saj: “E ke emisionin ‘Mos i fol shoferit’, por nuk rri dot pa i folur, sidomos kur nuk jam në timon vetë. E kam defekt këtë”,- u shpreh ajo.