Pishinat përgjithësisht konsiderohen të jenë pjesë e preferuar e të gjithëve për një pushim të mirë. Aty ju mund të freskoheni, bëni stërvitje dhe mund të kaloni pushime të bukura me miqtë apo familjarët, por ndonjëherë, pishinat mund të jenë më shumë se kaq.

Magjepsëse dhe tepër unike, këto janë pishinat më të veçanta në botë, e ndoshta edhe noti aty duket të jetë i veçantë. Para se të vendosni se ku do i kaloni pushimet u hidhni një sy këtyre pishinave.

 

Sky Pool, Londër
Epo, nuk e ka këtë emër. Është një pishinë në qiell. Është e ndërtuar 115 metra mbi tokë dhe ka një dysheme prej xhami, këshillohet për çdo njeri përveç atyre që kanë problemem me zemrën.

 

Marina Bay Sands, Singapor
Njohur si një "pishinë e pafund", kjo pishinë shkon deri në buzë të ndërtesës disa katëshe. Është shumë e bukur, aty mund të shkoj kushdo që mendon të notoj aq pranë rrezikut dhe që do të provojë aventura të vërteta.

 

Hanging Gardens, Bali
Kjo pishinë është praktikisht në mes të një pylli të bukur. Duket si një parajsë e vërtetë duke ju pritur për aventura të ndryshme.
Hotel Villa Honegg, Zvicër
Kemi parë pishina të veçanta shumë, por si kjo asnjëherë. Në mes të maleve dhe freskisë të natyrës, kjo pishinë ka një pamje të mrekullueshme dhe tepër mbreslënëse. Ndërkohë që notoni mund edhe të shijonin pamjen e bukur!