Ajo është producentja dhe regjisorja më e famshme në Shqipëri. Shumëkush e cilëson si figurën absolute që ka revolucionarizuar televizionin shqiptar ndër vite. Di si të krijoj sukseset, që mbajnë vulën e saj të realizimit, por jo vetëm. Me një energji të pashterueshme që e karakterizon ndër pak të tjerë, me pasionin e pashoq, ajo vendos shpirtin në çdo sipërmarrje të sajën, çka e bën të pakonkurrueshme në serën e saj.

Sot, është një ditë e madhe për jetën e saj, për të gjithë bashkëpunëtorët më të besuar me të cilët ka krijuar një histori suksesi, për familjarët, e për të gjithë aureloën e njerëzve më të besuar që i japin zë ekranit shqiptar. Nuk është thjesht një ditë më shumë në kalendar që shenjohet me të kuqe, por ditëlindja e Vera Grabockës. Kjo është ngjarje, mirfilli e tillë. Sepse kështu është edhe regjisorja e famshme. Për të mund të shkruash rreshta pa fund, e të kuptosh sensin e vërtetë të respektit për punën, profesionin, një legjendë siç e quan Alketa Vejsiu atë, ndërsa bashkarish kanë krijuar një kapitull suksesi plot 18 vjeçar, të cilin e kanë mbrujtur me diçka vërtet esenciale: shpirtin dhe pasionin për ekranin!

Nëse të gjithë orvatemi t'i gjejmë një shifër viteve që mban mbi supe Vera Grabocka, mund të themi që ky është një mision i pamundur që në krye të herës. Sepse ajo nuk njeh moshë! Puna e saj nuk njeh moshë! Pasioni për të sjell në ekran formate të reja dhe interesante e bëjnë vërtet të pa moshë Verën. Njësoj si edhe "Në kurthin e Piter Pan", emisioni më i ri që shenjoi puntatën e parë të suksesit, këtë të hënë në TvKlan. Edhe njëherë, Vera Grabocka i dëshmoi të gjithëve se çfarë ajo prek dhe ideon, e ka shenjën e suksesit me vete, gjithmonë!

Në adresë të saj, sot kanë mbërritur urime pafund, nga ato të bëra publike, e plot surpriza të tjera të cilat me gjasë producentja i ka ruajtur të shenjta për veten e saj. Urimi më i spikatur, e me siguri më i ndjerë, është ai i studentes së preferuar të Vera Grabockës për 18 vite me radhë. Alketa Vejsiu i shkruan këto rreshta në urimin e saj, profesores së saj:"Bibla e profesionit dhe televizionit. E kam lexuar dhe mësuar mirë! Grazie Prof! Je një legjendë, je një grua e madhe, por vërtetë edhe një Peter Pan që nuk do të rritesh asnjëherë. Gëzuar 10 vjetorin! E di që jam edhe një ndër studentet që ke dashur më shumë. Këtë privilegj po e gëzoj"!

Dhe urimit të Alketës, i bashkohemi edhe ne të revistës Class! Edhe 100 vite të tjera Vera Grabocka, me shëndet, lumturi, mbi të gjitha plot me energjinë që të karakterizon ndër pak të tjerë. Happy Birthday Role Model!