Nusja e vitit, Meghan Markle zgjodhi Clare Waight Keller për të dizenjuar fustanin e saj të dasmës mbretërore. Stilistja britanike,  është drejtore kreative e shtëpisë së modës Givenchy, dhe ajo është vlerësuar me pikët maksimale për propozimin e saj paraprak përpara zgjedhjes së fustanit.

Mëgjithë emrat e tjerë të famshëm në botën e modës britanike si Burberry, Ralph & Russo, Erdem dhe Stella McCartney, emri i Clare Waight Keller është një zgjedhje e papritur. Kjo stiliste më parë, ka mbajtur postin e drejtueses kreative të Chloe para se të bashkohej me Givenchy si figura kryesore e sektorit kreativ të kësaj marke prestigjioze që prej marsit të vitit të kaluar.

Gjithsesi, Meghan duket rrezëllitëse me këtë fustan të dizenjuar nga Keller!