Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin. 31-vjeçari Xhaferr Mata ka vrarë me dy plumba në kokë një 19-vjeçare. Arsyeja që e ka çuar 31-vjeçarin drejt këtij akti të rëndë, ka qenë prishja e lidhjes me Xhuljeta Çunin. Mata e ka vrarë të renë me pistoletë në zonën e Don Boskos të renë dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Çuni ka ndërruar jetë një orë më vonë në spital. Shqiptarja.com ka zbuluar detaje rreth kësaj ngjarje kaq tronditëse. 31-vjeçari Xhaferr Mata, ka qenë më parë i martuar, dhe ka një djalë 1 vjeç. Ai madje e ka përzënë gruan nga shtëpia, dhe është lidhur me 19-vjeçaren. Sipas Shqiptarja.com, Çuni e ka shkëputur lidhjen dhe kjo gjë e ka irrituar 31-vjeçarin. Ai madje e ka ngacmuar aq shumë vajzën, sa ajo është detyruar ta denoncojë në polici. Ai ka deklaruar në polici se nuk do ta ngacmojë më, por sot ai i ka marrë jetën 19-vjeçares.