Me ardhjen e qershorit, vera siç duket e ka marrë situatën nën kontroll, pasi ky muaj ka nisur me temperatura të larta. Shumë njerëz i janë drejtuar plazhit, për t’u freskuar qoftë edhe në fundjavë. Mirëpo, nesër ndoshta do të detyroheni të shkoni në plazh ose në pishina, pasi do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave.

Të premten, termometri do të shënojë, 39°C. Nëse nuk do të keni mundësi për t’u larguar për në bregdet, ju sugjerojmë të shmangni, orët e drekës, kur rrezet e diellit janë shumë të forta. Gjithsesi, për ju që nuk e duroni dot vapën, ka lajme të mira, pasi në fundjavë do të bien temperaturat, dhe nuk do të jetë prezent i nxehti përvëlues.