Për nga niveli i mirëqenies, të rinjtë shqiptarë renditen ndër më të fundit në rajon.

Indeksi i progresit rinor 2018 e rendit Shqipërinë në vendin e 48-të mes 102 shteteve që vlerësohen në total.

Pikat bazë të studimit janë arsimi, qasja në tregun e punës, angazhimi i të rinjve në nivel publik dhe në fushat ekonomike, shëndetësia, mirëqenia dhe ofrimi i mundësive.

Në rajonin e Ballkanit Serbia kryeson duke u renditur në vendin e 39-të. Ndërsa Shqipëria lë pas vetëm Maqedoninë me një vend.

Studimi, bazuar në treguesit e mësipërm, tregon se Shqipëria ka ecuri të mirë për të garantuar nevojat bazë për të rinjtë. Këtu përfshihen ushqyerja dhe përkujdesi shëndetësor dhe siguria.

Liria është një nga elementët ku ata janë më të kufizuar në zgjedhje, ashtu si edhe cilësia e mjedisit.

Të rinjtë “me më shumë fat” janë në Norvegji. Ky vend kryeson listën. Ndërsa për katëgori të caktuara kryesojnë Finlanda (për mundësitë që ofron), Zvicra (për nevojat themelore njerëzore) dhe Danimarka, për fondacionet e mirëqenies. Siç edhe mund të pritej, vendet e Bashkimit Europian plotësojnë më shumë kushte krahasuar me pjesën tjetër të botës. 26 vendet e BE-së renditen brenda 40 vendeve të para në renditje. Në fund të listës është Republika Qendrore Afrikane.

 

Nga Business Magazine