Kjo fundjavë i është dedikuar koncerteve nga këngëtarët shqiptar të njohur në skenën ndërkombëtare. Mbrëmja e kaluar ishte dedikuar fenomenit Ermal Meta, i cili prej skenës së Eurovision mbërriti në atdheun e tij për një mbrëmje tepër të veçantë.

Kjo e dielë i është dedikuar Rita orës, një prej zërave të veçantë të skenës botërore e cila vjen për herën e dytë në Tiranë për një koncert madhështor. Rita sapo ka mbërritur në Tiranë dhe po shijon qytetin në pjesët e ëmbla dhe tërheqëse.

Në profilin e saj në Instagram Rita ka postuar një video nga skena në sheshin Skënderbej e cila i lajmëron të gjithë të bëhen gati sepse momenti po afron. Edhe motra e saj, Elena Ora nëpërmjet profilit të saj ka postuar foto e video që tregon se ato janë më pranë nesh. A jeni gati?