Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka marrë sot çmimin “Letërsia Shqipe”, që këtë vit i ndahet nga Ministria e Kulturës në Kosovë.

Kadare, në një ceremoni prestigjioze, pranoi çmimin duke treguar se është i lumtur që vjen në Kosovë dhe që takon ata që e duan letërsinë e tij këtu.

“Lexuesi shqiptar është lexues i mençur në këtë botë, gjithmonë e më i dobishëm, gjithmonë e më i ndritur nga ana mendore. Aq më tepër kur mendohet që fati i leximit shqiptar është i pandarë nga fati i gjuhës shqipe, një gjuhë me aksidente dramatike nëpër fatin e saj” tha në fjalën e tij Kadare, me të pranuar çmimin dhe arsyetimin pse mori këtë çmim, shkruan KultPlus.

Derisa vepra e tij u krahasua me atë të Dantes e shkrimtarëve të mëdhenj botërore, Kadare tha se gjuha shqipe është e vetmja gjuhë në Evropë e cila dikur ishte e ndaluar me dekret shtetëror.

“Megjithatë gjuha shqipe e ka historinë e saj, qenien e saj, në shqip dhe në latinisht” ka treguar mes të tjerash Kadare.

Aktiviteti u mbajt në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës Pjetër Bogdani.

Kultplus