“Pas punës unë thjesht rri”, ka shkruar Andy Warhol në ditarin e tij më  27, 1978. “Pashë 20/20 dhe në vend që të thosha, ‘Në të ardhmen të gjithë do jenë të famshëm për 15 minuta’, ishte shumë për të qeshur të dëgjoja Hugh Downs të thoshte ‘Siç ka thënë Andy Warhol, pas 15 minutash të gjithë do jenë të famshëm’. Njerëzit në televizion gjithmonë ngatërrohen dhe mund të thonë ‘Në të ardhmen 15 njerëz do të jenë të famshëm.’”

Të paktën Downs e kishte të saktë emrin e artistit. Këto kohë, interneti është i mbushur me një mori shprehjesh që zbukurojnë jastëkët, filxhanët dhe trastat në Pinterest dhe Etsy. Po përmendim katër shprehje ikonike që në të vërtetë artistët që mendohet që i kanë thënë, nuk i kanë thënë kurrë.

Pablo Picasso

“Artistët e mirë kopjojnë, të mëdhenjtë vjedhin.”

Disa keqatribuime ndodhin në një çast të vetëm. Të tjera evoluojnë me brezat. Në një përmbledhje esesh të vitit 1920, poeti britanik T.S. Eliot nguliti versionin modern të kësaj maksime ikonike tashmë, duke arritur deri te “poetët e pamaturuar imitojnë, poetët e maturuar vjedhin”. Figura të tjera kulturore që kanë shprehur të njëjtën ide janë pianisti rus Igor Stravinsky, megjithëse e përshtatur për muzikantët: “Një kompozitor i mirë nuk imiton, ai vjedh” dhe romancieri amerikan William Faulkner. Në vitet 80 ky aforizëm iu ngjit Picasso-s.

Por ky nuk është më i gabuari ndër atribuimet e gabuara për piktorin spanjoll. Në vitin 1952, një kolumnist i Washington Post shkroi që gazetat e Parisit ishin të etura për një rrëfim sensacional të regjistruar në studion e Picasso-s. Artisti i famshëm gjoja  kishte pranuar që  në mungesë “të kurajos për ta menduar veten si artist në kuptimin e madh dhe të vjetër të fjalës” e konsideronte veten thjesht “një argëtues të publikut që ka kuptuar epokën e tij.”

Kjo intervistë ishte produkt i një romanik satirik të shkruar në vitin 1931 nga autori Italian, Giovanni Papini. Personazhi i tij kryesor, Goggins, ishte një biznesmen shumë i pasur gjysmëhawai-an që shëtiste botën duke bërë intervista me persona si Hitleri, Gandhi, Henry Ford dhe, e kuptuat, edhe Picasso. Veçse mashtroi shtypin parisian dhe The Post, shprehja e pasaktë do të shfaqej më vonë dhe në revistën LIFE dhe The Guardian.

Vincent van Gogh

“Më mirë të vdisja nga pasioni sesa nga mërzia.”

Vëllai i Van Gogh-ut, Theo, e ka mbështetur piktorin më shumë sesa kushdo gjatë gjithë jetës së tij të trazuar. Van Gogh i ka shkruar për herë të parë shprehjet e tij të njohura në më shumë sesa 900 letrat që ata kanë shkëmbyer në periudhën 1872 deri 1890 si: “Jam gjithmonë duke bërë atë që nuk mundem ta bëj ende që të mësoj si ta bëj”, “Gjërat e mëdha nuk bëhen me impuls, por nga një varg gjërash të vogla të mbledhura”, “Nuk ka asgjë më artistike sesa të duash njerëzit” dhe në fund, në 2 tetor, 1884, “Më mirë të vdisja nga pasioni sesa nga mërzia.”

Por ka vetëm një diferencë të madhe te kjo e fundit. Duke qenë që sapo kishte lexuar Au Bonheur des Dames, Van Gogh ishte duke cituar një tjetër mendje të ndritur: romancierin francez Émile Zola. Theo e kuptoi këtë. Dikush që ble një tabelë muri me këtë shprehje frymëzuese 199.99 $, si citat tw Van Gogh sigurisht nuk e kupton.

Frida Kahlo

“Mendoja që isha njeriu më i çuditshëm në botë, por pastaj mendova, ka kaq shumë njerëz në botë, duhet të jetë dikush që ndihet i çuditshëm dhe i papërkryer në të njëjtën mënyrë si unë.”

Rebecca Katherine Martin ishte 15 vjeç kur prodhoi pa dashje këtë shprehje. Konfuzioni filloi në vitin 2008 kur Martin, një adoleshente kanadeze, e printoi shprehjen mbi një revistë me një foto të Khalo-s dhe ia dërgoi PostSecret, një faqe e njohur arti që publikon pulla që përmbajnë sekrete anonime. Duke qenë që imazhi u përhap, fjalët e Martin dhe fytyra e Khalo-s u bashkuan për mos t’u ndarë.

U përpoq, por e vogla Martin nuk mund të ndryshonte gjë për ta korrigjuar këtë gabim kur imazhi u publikua. “Nuk mund t’i fshij të gjitha meme-t një nga një dhe të them—‘Shiko, ti ke një ide krejt të gabuar për znj. Kahlo’”, ka shkruar Martin. “‘Ajo që ti mendon që ajo ka thënë është shkruar nga një adoleshente e thjeshtë nga Markham, Ontario.’” Gati dhjetë vjet më vonë, ti ende mund ta blesh shprehjen me posterin e Khalo-s 10 $.

Leonardo da Vinci

“Thjeshtësia është shkalla më e lartë e sofistikimit.”

Afërsia më e madhe me këtë maksimë mund të gjendet në një nga blloqet e mbijetura me shënime të Da Vinci-t. Ndërsa kërkonte në “origjinën e shpirtit”, largpamësi Italian ka thënë: “Megjithëse njeriu mund të bëjë shpikje të ndryshme, të cilat me ndihmën e makinave të ndryshme, mund të përmbushin të njëjtat funksione, nuk do të bëjë kurrë shpikje më të bukura, as më të thjeshta, as më funksionale, sesa Natyra, sepse në shpikjet e saj, asgjë nuk mungon, asgjë nuk është e tepërt dhe asaj nuk i duhen kundërmbështetëse kur bën gjymtyrët të përshtatshme për lëvizje në trupat e kafshëve”.

Që nuk është fiks si përmbajtja e fjalimeve të diplomimit.

Sipas Garson O’Toole, themelues i faqes Quote Investigator, i cili ka shkruar librin “Hemingway Didn’t Say That”—“Hemingway nuk e ka thënë atë”, versioni i hershëm i shprehjes me pesë fjalë është thënë në të vërtetë nga dramaturgu dhe ambasadori amerikan Clare Boothe Luce në 1931, por në korrik të vitit 2000 një drejtues iItalian biznesi gabimisht ia atribuoi shprehjen Da Vinci-t, duke e vendosur në një reklamë shumëfaqëshe të Campari-t në New Yorker. “Për copywriter-at e reklamave nuk është përparësi të sigurohen për përkatësinë e saktë të shprehjeve”, ka thënë O’Toole për Artsy. “Motivi ityre parësor është të shesin.”

ian Shank

Artsy