Një dokument të rrallë nga vitet e komunizmit ka bërë publik ditën e sotme Blendi Fevziu. Bëhet fjalë për një fletërrufe të atyre viteve, e cila i është dërguar poetit dhe shkrimtarit Lasgush Poradeci, pasi ai ishte vonuar të kthente një libër të marrë nga Bibloteka Kombëtare.

“Ky dokument i rralle eshte nje fleterrufe standart qe ne kete rast i eshte drejtuar poetit Lasgush Poradeci. Poeti kritikohet se po vonon librin ne biblioteke”, ka shkruar Fevziu.