Coachella, festivali ku të famshmit e skenës apo televizionit performojnë me veshjet e tyre e dizenjimet më të fundit. E cilësuar si një nga festat më ‘cool’ për të gjithë të rinjtë që mbledh rreth skenës mijëra pjesëmarrës në Kaliforni.

Nën tingujt  e muzikës nga këngëtarët më të mirë si: Beyonce, Eminem apo Cardi B, të gjithë vishen dhe shijojnë pijet e ushqimet që ofrohen posaçërisht për këtë festë.

Personazhet më të njohur të cilët si çdo vit mahnisin me veshjet e tyre duke i shndërruar në trendin më të ri, edhe këtë vit ka ndodhur sërisht. Detaje, ngjyra, aksesorë, kapele apo flokë shumëngjyrësh, kështu kanë ardhur personazhet e njohur për Coachella 2018, si; Rihanna, Rita Ora, Kylie Jenner, Beyonce, Bella Thorne, Justin Bieber.

  

Këto janë vetëm orët e para të festës, pasi festivali zgjatë plot një javë, ndaj personazhet do të vijnë ndryshe në çdo ditë.