Në edicionin e festivalit europian të këngës Eurovision, mes konkurrimeve të shteteve të ndryshme me këngët të cilat janë prezantuar për publikun, pritet të ketë edhe surpriza.

Surpriza e këtij edicioni u prezantua së fundmi për publikun. Në këtë edicion do të jetë në konkurrim një këngë ndryshe nga të tjerat. Finlanda do të prezantohet me një këngë e cila do të këndohet në 34 gjuhë të botës, mes tyre edhe shqip. Këngëtarja finlandeze Saara Aalto do të interpretojë këngën “Monster” dhe do të shoqërohet nën tingujt e pianos.

Eurovision do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë në datat 10 dhe 12 maj.